E rëndë në Dibër, vëllai vret me thikë vëllanë 23 vjeç, flet fqinji: Nuk kanë qenë djem të këqinj, por mendja lajthit (VIDEO)

DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Alabegi në Maqellarë të Dibrës. Shtetasi Florian Tonuzi 26-vjeç i ka marrë jetën vëllait të tij, Benard Tonuzi, 23 vjeç. Vrasja është kryer me thikë, bëri të ditur policia, ndërsa i riu humbi jetën në spital.

Autori Florian Tonuzi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, fakt që konfirmohet dhe nga fqinjët. Para një viti, 26-vjecari kishte rrahur të atin, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin. Këto janë pamjet nga fshatin Alabegi në Maqellarë, ndërsa fqinji tregon se gjendja shëndetësore e Florian Tonuzit u përkeqësua pasi doli nga burgu.

Ende nuk dihen motivet që e çuan Florian Tonuzin drejt aktit të rëndë të vëllavrasjes, ndërsa policia po kërkon në zonë për arrestimin e tij.

1619683323_fshati.jpg

Fshati ku ndodhi ngjarja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
‘Nuk kanë qenë djem të këqinj, por mendja lajthit’ flet fqinji 26-vjeçarit që vrau vëllain në Maqellarë (VIDEO)

Fqinji i 26-vjeçarit që vrau vëllain me thikë në Maqellare thotë se ato nuk kanë qenë djem të këqinj, por nuk i ka të qarta sesi ka ndodhur ngjarja. Sipas tij ai ka qenë i dënuar një herë me burg, dhe sipas kjo ka ndodhur për shkak se ka rrahur të atin.

‘Ç’nuk bën mendja. Nuk kanë qenë djem të këqinj, por mendja lajthit. Ai ka pas qenë një herë në burg. Po thonë se pati rrahur të atit, por se di. Por kur doli nga burgu ishte pak si më të meta. Në lagje ka pas mbajt qëndrim të mirë. Ai normal bënte muhabet. Kanë qenë të pamartuar.’- thanë njëri prej komshinjve të 26-vjeçari.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • didi: 29/04/2021 08:17

    do te jete ndo nje simpatizant i xhelal mziut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi