Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku kanë vdekur dy persona dhe është plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Viktimë ka mbetur 26 vjeçarja, Silva Tom Gjergji e cila ka qenë pasagjere në automjetin që drejtohej nga 26 vjeçari, Arbër Tivari i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Silva Gjergji dhe Roxhesa Klironomi

Sipas detajeve të zbuluara, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës. Shkak ka qenë shpejtësia me të cilën po qarkullonte, 26 vjeçari Arbër Tivari i cili drejtonte makinën. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi një vit më parë u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit dhe pas një hetimi nga policia në banesë iu zbuluan armë dhe municion luftarak. I riu i cili njihej si problematik në Durrës, mësohet të ketë qenë i arrestuar tre herë nga policia.

Tashmë ai gjendet në spitalin e Traumës ku po lufton për jetën si pasojë e përplasjes së fortë të makinës në barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
‘Xhesi çapkënia, zemër bujare’, kush është e reja tjetër që ndërroi jetë nga aksidenti tragjik në Durrës

Roxhesa Klironomi, është e reja, tjetër e cila ndërroi jetë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Të afërm të saj kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares. Ajo po udhëtonte bashkë me Silva Gjergjin, vetëm 26-vjeçe, e cila po ashtu ndërroi jetë. I vetmi i mbijetuar është shoferi, Arbër Tivari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ora 12:36
FOTO/ Nuk i mbijetoi dot përplasjes së fortë, kjo është 26 vjeçarja që mbeti viktimë e aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

1669546033_page.jpg

Kjo është Silva Tom Gjergji, një prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndërroi jetë edhe një tjetër vajzë e paidentifikuar dhe u plagos rëndë shoferi, Abër Tivari.

26 vjeçarja, Silva Tom Gjergji me origjinë nga Rubiku, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip ‘Ford’ me barrierat e rrugës.

Ora 11:12
U plagos rëndë në aksidentin ku vdiqën dy vajza, Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës! Ishte arrestuar për municion luftarak

1669544169_page.jpg

Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti viktimë 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër vajzë ende e paidentifikuar.

Arbër Tivari njihej si person problematik në Durrës. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.

Ora 11:04
Makina e shkatërruar/ Zbardhet emri i shoferit të plagosur rëndë dhe i njërës prej viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Shoferi i aksidentuar Arbër Tivari

Silva Gjergji është një prej viktimave të aksidentit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërkohë ende nuk bëhet me dije identiteti i vajzës tjetër që ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, shoferi 26 vjeçar i cili u plagos rëndë është Arbër Tivari i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se i riu që humbi kontrollin e automjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fotot e siguruara nga Report TV tregojnë pamje nga momenti pas aksidentit ku shihet sesi është shkatërruar makina me të cilën udhëtonin Arbër Tivari, Silva Gjergji dhe pasagjerja tjetër e paidentifikuara.