E rëndë në Durrës, 'Range Rover' luksoz godet me makinë policët e patrullës, njëri nga efektivët përfundon në spital! Autori prangoset, ishte i armatosur, në kërkim një tjetër (VIDEO)

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë në krye të detyrës mbrëmjen e sotme teksa është shtypur me makinë nga një person, i cili më pas ka rezultuar edhe me armë në makinën e tij luksoze Range Rover.

Sipas informacioneve një automjet lëvizte në sens të kundërt dhe Forcat operacionele të Durrësit i kanë bërë shenjë të ndalojë por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen dhe nuk i është bindur urdhrit, duke përplasur dy punonjës policie, njëri prej të cilëve ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili është kapur me armë zjarri pistoletë. 

Njoftimi I policisë

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet  me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt.

Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim  në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por  drejtuesi i automjetit ka  vijuar lëvizjen me shpejtësi  duke përplasur  punonjësit e policisë. 

Si pasojë njëri  prej punonjësve të policisë, shtetasi  G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me  vete armë zjarri pistoletë. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e  plotë të  rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 06:58
Momenti ku efektivët ndjekin me vrap autorin e plagosjes së policëve në Durrës (VIDEO)

Report TV  siguron videon e ndjekje së Hysen Picit nga forcat e policisë pasi ky i fundit refuzoii ndalimin në postbllokun e ngritur prej tyre

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje