FIER- Prindërit e kishin çuar si çdo ditë në kopësht, por janë lajmëruar rreth mesditës se fëmija nuk ndjehet mirë. Kanë mbajtur frymën në spitalin pediatrik të Fierit, ku fatkeqësisht kanë mësuar se vogëlushi 3- vjeçar nuk jeton më.

"Doktori më tha 'djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë', për këtë duam drejtësi", tha daja.

Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte rreth orës 13:00 në kopshtin privat "Flatrat e dijes" në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se i fëmija me mbiemër Kodheli ka humbur jetën aksidentalisht. Gjatë dëshmisë në polici, edukatorja ka thënë se fëmija ka mbetur i varur tek varësja e rrobave.

Burime nga policia thanë se "3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur.

Trupi i pajetë është dërguar në morg ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa janë shoqëruar edukatoret dhe drejtues të kopështit privat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Zbardhet shkaku i vdekjes te fëmija 3-vjeçar, u mbyt nga kapuçi i xhupit

1641561204_ambulanca.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja për vdekjen e fëmijës 3-vjeç. Sipas informacioneve të siguruara nga uniformat blu, fëmija ka qenë i veshur me xhup. Ai ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën dhe kapuçi i xhupit ka ngecur te varësja dhe është mbytur.

Ora 14:59
Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë

 

Daja i tre vjeçarit flet për vdekjen e fëmijës. 

"Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar... më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi", tha daja.