Fier, 10-vjeçari vret me thikë vëllain e tij 13-vjeçar, u grindën duke pastruar peshk (VIDEO)
Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz të Fierit, ku për pasojë ka humbur jetën një 13-vjeçar, GJ.V, pasi është goditur me thikë nga vëllai i tij vetëm 10 vjeç. Familjarët shprehen se vëllezërit e mitur po pastronin peshk kur janë grindur me njëri-tjetrin.
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesin e sotëm. Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz.
Ka qenë një 10-vjeçar, K.Veizi, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij Gj.Veizi, 13-vjeç. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Ai u transportuar me urgjencë nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike.
Xhaxhai i vëllezërve: Po qeronin peshk kur u grindën, prindërit ishin në punë kur e morën vesh Në një prononcim për Report Tv, xhaxhai i dy vëllezërve, Isa Veizi, tha se fëmijët ishin duke qeruar peshk kur u grindën. Ai tha dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi në momentin e sherrit, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik.
Janë fëmijë. U goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti... Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndihmonte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia.
Isa Veizi, xhaxhai i vëllezërve
Shtëpia ku ndodhi ngjarja në Fier
Njoftimi i Policisë:
Fier Informacion paraprak
Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Realitet i dhunshem, " trima " qe nuk ndeshkohen, pabarazia e madhe sociale, kultura e ulet, kenget e Stresit, Noyzit dhe puta**ve te tjeta neper Tv pjellin gjithe kete agresivitet. Nuk eshte faji i prinderve, por i ambjentit agresiv.
Përgjigju
Ana: 24/10/2018 16:37
Rasti i dytë brenda pak ditësh, diçka bëhët gabim secili nga ne duhet ta vrasë mendjen për se ndodhin këto lloj tragjedirash
Disa njërëz sduhen të bëhen kurrë prindër
Përgjigju
Fredi: 24/10/2018 15:30
Urgjentisht katnart t maen t izolum neper katunet e tyre ashtu sic i mate Enveri qe su jepte pashaportizim. Vetem kshu kena per me shpëptu!
Përgjigju
populli: 25/10/2018 10:07
@QYTETARI FREDI.nje dallim midis zonave apo vendodjes dnodh vetem ne shqiperi.e dyta po ato te qyteteruarit ne bllok ne zemer te tiranes qe u vran ja kishte fajin fsatardheku?
Kafsha: 24/10/2018 15:11
Thika e hanxharë, shpata e sopata, cfurqe e sqeparë, katnarë panxharë...
“Molla bie nën mollë”
Përgjigju
CaBone: 24/10/2018 14:27
Nje tragjedi e vertet. Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe zoti ju lehtsoft dhimbjen. Pjesa tjeter VIVA il KAPITALIZMO= Tafmaja, Varferia, Humbje Morali e Dinjiteti, Bot Interesi dhe Intrrigash.
Përgjigju
LORA: 24/10/2018 12:57
Kjo tragjedi familjare eshte vetem pasqyre e agresivitetit,me thika e hanxhare, te prinderve te djemve.
Dy femije ,njeri 10 vjec e tjetri 13,duhet te ishin ne shkolle ne mengjesin e sotem.
Shyqyr qe kane shpetuar kalamajte e fshatit nga ky agresivitet vrases.
Përgjigju
Santa Quaranta: 24/10/2018 12:54
O Zot ku jetojme??! Si eshte e mundur qe nje i mitur 10 vjec te mbaje nje thike dhe te there vellane??!! Tragjedi!!
Përgjigju
shit happens: 24/10/2018 14:29
esht e mundur kur shteti nuk i kerkon llogari e ti gjobisi prinderit nqs nuk lejon femijet te kryejn arsimin e detyruar, shteti e ka fajin
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Po
71.6%
Jo
20.8%
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3970
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Realitet i dhunshem, " trima " qe nuk ndeshkohen, pabarazia e madhe sociale, kultura e ulet, kenget e Stresit, Noyzit dhe puta**ve te tjeta neper Tv pjellin gjithe kete agresivitet. Nuk eshte faji i prinderve, por i ambjentit agresiv.
PërgjigjuRasti i dytë brenda pak ditësh, diçka bëhët gabim secili nga ne duhet ta vrasë mendjen për se ndodhin këto lloj tragjedirash Disa njërëz sduhen të bëhen kurrë prindër
PërgjigjuUrgjentisht katnart t maen t izolum neper katunet e tyre ashtu sic i mate Enveri qe su jepte pashaportizim. Vetem kshu kena per me shpëptu!
Përgjigju@QYTETARI FREDI.nje dallim midis zonave apo vendodjes dnodh vetem ne shqiperi.e dyta po ato te qyteteruarit ne bllok ne zemer te tiranes qe u vran ja kishte fajin fsatardheku?
Thika e hanxharë, shpata e sopata, cfurqe e sqeparë, katnarë panxharë... “Molla bie nën mollë”
PërgjigjuNje tragjedi e vertet. Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe zoti ju lehtsoft dhimbjen. Pjesa tjeter VIVA il KAPITALIZMO= Tafmaja, Varferia, Humbje Morali e Dinjiteti, Bot Interesi dhe Intrrigash.
PërgjigjuKjo tragjedi familjare eshte vetem pasqyre e agresivitetit,me thika e hanxhare, te prinderve te djemve. Dy femije ,njeri 10 vjec e tjetri 13,duhet te ishin ne shkolle ne mengjesin e sotem. Shyqyr qe kane shpetuar kalamajte e fshatit nga ky agresivitet vrases.
PërgjigjuO Zot ku jetojme??! Si eshte e mundur qe nje i mitur 10 vjec te mbaje nje thike dhe te there vellane??!! Tragjedi!!
Përgjigjuesht e mundur kur shteti nuk i kerkon llogari e ti gjobisi prinderit nqs nuk lejon femijet te kryejn arsimin e detyruar, shteti e ka fajin