FIER - Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (28 dhjetor) ku një makinë ka përplasur dy këmbësore në Fier e për pasojë ndërroi jetë një prej tyre.
Ngjarja u regjistrua Fier në afërsi të fshatit Marinëz në orën 16:30 ku një makinë tip “Opel Astra” ka përplaur dy këmbësore me iniciale Z. K. 60 vjeç dhe N.K. 33 vjeç banuese në Roskovec.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit me iniciale S.P. ishte në gjendje të dehur ndaj ai është arrestuar.
Vajza dhe gruaja të cilat u përplasën u dërguan menjëherë në spitalin e Fierit ku 60-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më pas (29 dhjetor).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt".
Autoshkolla kaq di po fajtor Jane komisjoni qe jep patenta Duke Mos respektuar rregullat e qarkullimit qe gabimin me te vogel duhet ta skualifikoje
PërgjigjuKeta plerat e autoshkollave qe u japin patenten te lare e te palare se jua blejne me leke dhe perfundimi eshte ky , ngushellime familjareve
PërgjigjuIshte Police