GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një burrë i armatosur me thikë ka plagosur rëndë dy vajza të moshës 13 dhe 14 vjeç, teksa ishin rrugës për në shkollë.

Sipas informacioneve të policisë, ato janë dërguar në spitalin e urgjencës, raportojnë mediat e huaja.

Pas sulmit, autori ka shkuar në një qendër pritjeje refugjatësh, por është e paqartë nëse ai jetonte në ndërtesë.

Policia ka rrethuar vendin dhe nuk ka lejuar askënd të largohet, duke u ndalur me sa duket edhe sulmuesi. 

Hetimet janë në vazhdim.