Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodian Saliaj, ka goditur 10 herë me thikë një të moshuar, ndërsa po i grabiste shtëpinë.

Sipas mediave greke 73-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni.

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante jashtë.

Sipas ERT, kur i moshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste për ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

Dy shqiptarët u arrestuar pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Goditi 10 herë me thikë 73-vjeçarin në Greqi gjatë tentativës për ta grabitur, ja kush është shqiptari (EMRAT)

1703845613_7777.jpg

Personi që shihni në foto është Klodjan Saliaj, i riu nga Vlora që masakroi një të moshuar në Greqi, duke e goditur 10 herë me thikë. Ai kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit për të grabitur, ndërsa u përball me këtë të fundit dhe e plagosi rëndë.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj.