E rendë në Greqi, 40-vjeçari shqiptar vrau gruan teksa fëmijët flinin te dhoma ngjitur: Ejani, më duket se e mbyta! Donte të largohej nga unë

E rendë në Greqi, 40-vjeçari shqiptar vrau gruan teksa fëmijët flinin te dhoma ngjitur: Ejani, më duket se e mbyta! Donte të largohej nga unë

Çifiti shqiptar

“Ejani, më duket se mbyta gruan time”, kështu përfundoi, apo nisi tragjedia për familjen shqiptare në Greqi, kur burri me duart e tij vrau gruan, teksa fëmijët ishin në dhomën ngjitur, duke mos e ditur se kur të zgjoheshin nënën nuk do e gjenin më....

Ngjarja e rëndë që tronditi Lakoninë mbrëmjen e djeshme, erdhi pas një debati të fortë dhe “kërcënimit” të 36-vjeçares së do të largohej nga shtëpia bashkë me dy fëmijët të moshës 8 dhe 10 vjeç. Këto kanë qenë edhe fjalët e para që tha autori 40-vjeçar, pasi policia mbërriti në shtëpinë e çifuti dhe pa gruan pa shenja jete të shtrirë.

Sipas raportimeve të policisë, shqiptari nuk ka qenë i dënuar më parë dhe as 36-vjeçarja nuk kishte denoncuar ndonjëherë për dhunë në familje.

Fjalët e para të shqiptarit:

“U bëra me nerva kur më shau, e kapa nga fyti dhe e mbyrta. Do më tregojë mua ajo për nënën time dhe do më shajë? Aty u turbullova, e kapa nga fyti dhe e mbytua”.

Kjo është gruaja e 15-të që humb jetën nga duart e bashkëshorit në Greqi brenda vitit 2021.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe kryetari i Bashkisë, i cili i tronditur tha se nuk e priste aspak një zhvillim të tillë.

"Çifti jeton në këtë zonë gjatë tre viteve të fundit, dhe merreshi me bujqësi. Ata nuk ishin aspak shoqërorë dhe nuk kishin marrëdhënie me pjesën tjetër të fshatit. Ata kanë dy fëmijë, tetë dhe dhjetë vjeç. Ngjarja u bë e ditur menjëherë, pasi vendi është i vogël. Së fundmi në fshat jeton edhe vëllai i gruas fatkeqe, i cili ka marrë fëmijët prej mbrëmjes së djeshme. Askush nuk e priste një zhvillim të tillë, nuk e kemi menduar kurrë. Çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë askush nuk e di”, Gianis Koutsotheodoris, kryetar i bashkësisë për incidentin tragjik që ka ndodhur në fshat.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim