E rëndë në Has! Digjet banesa, djali futet për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy nga flakët! Shpëton nusja! Flasin fqinjët: E gjetëm duke u djegur

HAS-Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Incidenti është regjistruar rreth orës 02:00 (19 shtator) në fshatin Nikoliq, informoi sot policia.

"Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rexh Lushi. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi Rexh Lushi  dhe nëna e tij, shtetasja Fatime Lushi ndërsa bashkëshortja e shtetasit Rexh Lushi, shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa", njofton policia. 

Të afërmit tregojnë se trupat e pajetë u gjetën të shkrumbuar.

“Janë gjet këtu, plaka ka rënë nga kati i dytë, u gjet në korridor, ndërsa Rexha në kuzhinë”.

 “E kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet”.

Të afërmit dhe banorët e zonës tregojnë se 57-vjeçari Rexh Lusha, sapo ka pikasur flakët në banesën dykatëshe ka nxjerr jashtë bashkëshorten, ka njoftuar dhe zjarrfikësen e më pas është kthyer në banesë për të shpëtuar nënën, Fatime Lushi 82-vjece, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre s’ka mundur të dalë gjallë.

“U mundu i shkreti me ndihmu nanën e vet. Ka lajmëru policinë ka nxjerr gruan ka hy me nxjerr nanën”

Ata thonë se ishte e pamundur të ndërhyje për shkak të trarëve të çatisë që digjeshin furishëm.

“Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda".

 "Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli”.

Nga pamjet e publikura të Report Tv dhe shqiptarja.com zjarri ka shkrumbuar totalisht banesën dykatëshe të familjes Lusha në Nikoliq të Hasit. Fqinjët të cilët kanë rrëfyer momentet dramatike thonë se dyshimet për shkakun e zjarrit është energjia elektrike, megjithëse po pritet ekspertiza mjeko ligjore 

"Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me askend”.

Bashkëshortja e Rexh Lushës është e vetmja e mbijetuar e tragjedisë. Fëmijët e saj dhe kunetërit ndodhen në emigrim, në Angli dhe Francë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
'Hajde dil jashtë! E gjetëm të shkrumbuar! Dëshmitë rrënqethëse të banorëve për dramën në Has ku humbën jetën nënë e bir

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre rreth orës 01:00 të 19 shtatorit.

Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar. Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë. 

"Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda"  tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar i viktimave për Report Tv "

Fqinjët kanë rrëfyer për Report Tv momentin kur gjetën trupat e viktimave.

“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet” thotë Neritan Koka, një i banor i fshatit për Report Tv.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

"Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58" shton Shkozet Bebexhia.

Kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë, se Rexha sakkrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.

“Në orën dy e kur e kemi marrë vesh, kur erdhëm, gruaja tregoi se ka hyrë për të shpëtuar nënën dhe ka ngelur brenda. Ata me zor e kanë ndaluar edhe gruan (që të mos hynte në banesë). Ishin tre anëtarë brenda, djali, nëna dhe e reja. Ka 3 fëmijë në emigrim, dy i ka Londër, një e ka në Francë. Nuk e di si ndodhi ngjarja, as shkaku. Më të dëshpëruar nuk ka. Ka vdekur për nënën”, thotë Kadri Lushi kushëriri i viktimave.

Ora 09:58
Drama në Has ku humbën jetën nënë e bir/ Report Tv sjell pamjet e banesës së shkrumbuar

Report Tv dhe shqiptarja.com siguron pamjet pas ngjarjes tragjike, ku humbën jetën nënë e bir.

Shtëpia dykatëshe dhe çdo objekt që ka qenë brenda është shkrumbuar plotësisht. Madje në një pjesë të banesës duket një shtëllungë e vogël tymi.

Shkozet Bebexhia një banor i fshatit tregon se ku është gjetur trupi i Rexh Lushit dhe nënës së tij.

“Këtu është gjetur nëna. Ka qenë në katin e dytë (është rrëzuar në katin e parë). Kurse Rexha ka qenë te dhoma e pritjes, në momentin që është djeg, ka rënë çdo gjë ka dal me e nxjerr nënën e vet. Rexha ka rënë këtu ka hipur sipër dhe ka ngelur këtu. Është shembur tavani", tregon ai.

Më tej ai tregon se Rexha jetonte këtu me nënën dhe bashkëshorten e tij. Vëllezërit dhe fëmijët e tij i kishte në emigrim. Pas rënies së zjarrit ai ka lajmëruar policinë. 

"Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur, por ngeli  brenda", shprehet Shkozet Bebexhia për Report Tv "

 

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën