Një grua shqiptare është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të enjten e 28 shtatorit 2023. Mediat italiane kanë identifikuar viktimën si Klodiana Vefa, 35 vjeçe me leje të rregullt qëndrimi.
Vrasja ndodhi në një rrugën ‘Galvani’. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë. Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35 vjeçares shqiptare.
Sipas të dhënave të para Klodiana Vefa është pritur në rrugë nga një person (burrë). Nuk dihet nëse ka pasur debat mes autorit dhe viktimës përpara se të ndodhte krimi por ajo që dihet është se burri ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë 35 vjeçaren me plumb në kokë.
Kemi të bëjmë me një ekzekutim të vërtetë, kjo sipas të dhënave të para hetimore. Policia është në kërkim të ish bashkëshortit të gruas, që rezulton të jetë zhdukur dhe nuk bashkëjetonte me viktimën.
Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.
Viktima, Klodiana Vefa
Policia ka nisur të marrë dëshmitë e para ndër ta dhe të dy fëmijëve të viktimës, një djali 17 dhe një vajze 14 vjeçare. Njëri prej tyre ka treguar se mes të ëmës së tij dhe të atit në të kaluarën ka pasur dhe konflikte, shkruan corriere.it
Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorit, ndërsa po kontrollohen dhe banesat e braktisura por ende nuk është rënë në gjurmët e autorit
Është momenti I qetësisë. Duhet ti qëndrojmë pranë një familjeje që po përjeton një ngjarje të tmerrshme” tha Kryetari i komunës Castelfiorentino Alessio Falorni.
Foto: Vendi ku u gjet e vrarë Klodiana Vefa, në Casterlfiorentino të Firences në Itali, 28 shtator 2023
Policia italiane është në kërkim të ish bashkëshortit të Klodiana Vefës e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e 28 shtatorit në mes të rrugës.
Burri është identifikuar nga mediat italiane, si Alfred. Tashmë kanë nisur kontrollet dhe dyshohet se ai mund të jetë në zonën mes Sienës dhe Firenze.
Klodiana Vefa është nënë e dy fëmijëve, e një djali 17 vjeçar dhe një vajze 14 vjeçare.
Mësohet se janë dëgjuar tre të shtëna dhjetra metra larg banesës ku jetonte me fëmijët e saj.
Ndërkohë në mediat italianë janë publikuar dhe fotot e pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet e para janë se e reja mund të jetë ekzekutuar nga ish bashkëshorti i saj i cili duket që është zhdukur.
Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.
More ndyrsire palo burre i le femijet pa nenen e tyre. Mos vdeksh kurre dhe te pesosh perjetsisht tortura plere burracak
PërgjigjuKafshe
Përgjigju