E rëndë në Itali/ 20 vjeçari shqiptar u vra me plumb në kokë nga i vëllai, avokati: Ishte aksidentale

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë në Itali më 3 qershor. Sipas policisë, në momentin kur ndodhi ngjarja, viktima Enrico Aliaj, 20 vjeç, ndodhej në banesë me vëllain e tij dhe një person tjetër. Prokurorja Daniela Di Girolamo e cila po ndjek hetimet, ka shënuar në regjistrin e të dyshuarve emrin e vëllait të viktimës, 18 vjeç, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore dhe analizat kriminalistike pritet të hedhin më shumë dritë mbi krimin.

Sipas mediave italiane, pasditen e 3 qershorit fqinjët e familjes shqiptare në privincën e Piacenzas njoftuan policinë për të shtënat me armë. Shërbimet e urgjencës dhe hetuesit mbërritën aty dhe e gjetën 20-vjeçarin Enrico Aliaj në një pellg gjaku.

 Mjekët thanë se I riu kishte ende shenja jete dhe ata bënë gjithçka për ta shpëtuar, por nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën rrugës për tek ambulance në fushën sportive të qytetit. Ndërkohë policia dhe zjarrfikësit ndeshën në rezistencën e vëllait 18-vjeçar të viktimës i cili u ngujua në banesë dhe pranoi të dorëzohej vetëm pas negociatave që gjatën disa orë.

Ai është marrë në pyetje në godinën e Karabinierëve në Piacenza. Avokati mbrojtës, Fabio Callegari, tha se klienti I tij iu përgjigj spontanisht të gjitha pyetjeve të prokurorit", dhe tregoi versionin e tij të ngjarjes. 18-vjeçari ka shpjeguar se “vëllai i tij po përdorte një armë nga e cila ka qëlluar aksidentalisht”.  

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodhej edhe një shok i djemve shqiptarë i cili fillimisht ishte larguar, por më pas u identifikua nga efektivët që po verifikojnë rolin e tij në atë çfarë ndodhi. Hetuesit po mbledhin dëshmitë e të njohurve dhe fqinjëve ndërkohë që dyshohet se arma e vrasjes nuk posedohej ligjërisht.

Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.Viktima merrej edhe me aktivitet sportiv ku në rrjetet sociale shfaqet duke luajtur futboll dhe me uniformë. Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini ka thënë se komuniteti I zonës është tronditur nga ngjarja ndërsa i riu shqiptar ishte shumë aktiv në ndihmë të kujtdo që kishte nevojë për ndihmë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja