Një ngjarje rëndë ka ndodhur në rajonin e Reggio Emilias në Itali, mbrëmjen e 17 nëntorit.

Dy të rinj kanë humbur jetën dhe 4 janë plagosur rëndë, pasi disa skela ranë mbi makinat, me të cilën udhëtonin.

Skelat ranë nga kamioni mbi njërën nga makinat e cila ishte pas tij, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, 19 dhe 21 vjeç, njëri shoferi dhe tjetri pasagjeri në vendin e parë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shoferi i kamionit është arrestuar nga policia, pasi u arratis nga vendngjarja.

Shoferi 39-vjeçar, drejtonte kamionin me leje drejtimi të pezulluar pasi kishte precedentë në penalizmin për konsumimin e alkolit në timon.

Tashmë, ai akuzohet për vrasje, arratisje nga aksidenti dhe për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Lajmi në përditësim...