KOSOVË- Tre fëmijë kanë vdekur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër. Policia e Kosovës tha se godina është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur u shemb ndërtesa.
Shefi i Policisë së Kosovës, Milazim Lumi ka thënë për mediat lokale se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Policia është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e fëmijëve dhe trupat e tyre, të cilët janë gjetur pas disa orësh në gërmadha, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertim.

Një i afërm i viktimave, dëshmoi se të rinjtë kishin dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, por familjarët e kanë kuptuar se ata kanë qenë në objektin e rrënuar nga zilet e telefonave, theksa i kërkonin nëpër zonë.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati katër orëve.
“Policia, ambulancat, zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt. I kemi gjetur pa shenja jete”, tha një i afërm.
Në lidhje me tragjedinë në Gjakovë, ka reaguar edhe kreu i komunës atje, Ardian Gjini, i cili u shpreh i tronditur. Në një postim në rrjetet sociale ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar Gjini.
Presidentja e Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e kanë quajtur tragjik. Figurat më të larta shtetërore dhe politike në Kosovë, krahas keqardhjes, kanë bërë thirrje për hetime të plota dhe për transparencë.
Janë publikuar pamjet e shembjes së banesës ku humbën jetën 3 të miturit në fshatin Jabllanicë, Gjakovë.
Ende në rrethana të paqarta banesa ku fëmijët po luanin është shembur duke i zënë poshtë.
Foto: Ndërtesa e shembur në Jabllanicë të Gjakovës
Tre fëmijë kanë vdekur në orët e vona të së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur ndodhi tragjedia.
Mendohet që fëmijët kanë qenë duke luajtur në atë banesë kur ajo është shembur, teksa dyshohet se kanë qëndruar disa orë nën gërmadha derisa ngjarja është kuptuar nga banorët e zonës.
Presidentja e Kosovës u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e ka quajtur tragjik.
“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.
Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe”, shkroi Osmani përmes një postimi në Facebook.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë thirrje që të bëhet hetim i tërësishëm i rastit.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre fëmijëve, dhe i ka ngushëlluar familjarët.
“Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda!”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka thënë se kryeqyteti ka gatishmëri për t’i ofruar çdo ndihmë të mundshme Komunës së Gjakovës.
“Një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë! Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe të afërmve të tyre”, ka thënë Rama në Facebook.
Komente

