MALIQ - Parandalohet një ngjarje në Maliq mes një çifti bashkëshortësh.

Një grua është dhunuar nga bashkëshorti i saj Emanuel Zyfi (31 vjeç) dhe vjehrri, Trëndafil Zyfi (59 vjeç).

Sipas informacioneve bashkëshorti e ka goditur me grushta duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Në këtë konflikt të rëndë është përfshirë edhe babai i tij duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë e cila është lajmëruar nga fqinjët e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z.,  pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i  31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë  shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht    babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë ndërkohë e reja u pajis me urdhër mbrojtje.', thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet me dije se bashkëshorti i gruas është përdorues i lëndës narkotike.

Motivi i dhunës dyshohet të jetë xhelozia.