Një person është arrestuar në Maliq pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se i kishte marrë pranë Kapshticës dhe po tentonte t’i çonte drejt Tiranës kundrejt parave,

Personi  me inicialet Z.B. u kap në afërsi të fshatit Drithas, në Maliq, teksa po transportonte pesë emigrantët në një automjet tip 'Audi', të cilin e sekuestroi policia bashkë me disa telefona dhe një sasi parash. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë