E rëndë në Maqedoni/ Nusja vret me thikë burrin dhe vjehrrin

E rëndë në Maqedoni/ Nusja vret me thikë burrin dhe vjehrrin

Foto ilustruese: Policia maqedonase

MAQEDONIA E VERIUT – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Kratovës, ku një 63-vjeçar dhe djali i tij janë vrarë me thikë nga nusja e këtij të fundit.

Nusja 36-vjeçare, e identifikuar me inicialet V.I. është arrestuar, ndërsa trupave të dy viktimave po u bëhet autopsia.

“Më datë 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor”, njoftojnë nga ministria e Brendshme maqedonase.

Sipas ministrisë ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje të dyfishtë.

 

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë