E rëndë në Roskovec, bie një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, humbin jetën dy elekticistë teksa po punonin (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Jagodinë në Roskovec. 2 elektriçistë kanë humbur jetën teksa po punonin pasi janë dëmtuar nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë. Kanë humbur jetën tragjikisht Gjergji Duka, 50 vjeç, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç.  

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy elektricistët kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku kanë gjetur vdekjen.

"Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

1623751908_roskovec1.jpg

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Konfirmohet rasti i parë Delta në Shqipëri, a duhet të ketë masa të shtuara?

Komento

Komente

  • Arbëri: 15/06/2021 14:12

    Si mundet të NDODHË kjo shëmti në këtë shekull , jo që nuk na do EUROPA por kështu nuk na do as Afrika! Ngushllime familjeve, ky është Mjerim

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Identifikohen 7 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, mes tyre humbën jetën nënë e bijë