SHKODËR- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar u vra pasi u godit disa herë me thikë. I mituri Emiljano Gjoni gjeti vdekjen në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që kishte marrë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të 14 tetorit në lagjen “Skenderbeg”. Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar nga blutë e Shkodrës, pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Motivi ende nuk është i qartë, por Policia njofton se gjithçka ka nisur pas një sherri dhe më pas i mitur është goditur disa herë me thikë.
Pa mëshirë, autori e ka lënë të miturin në mes të rrugës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se autori shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari i ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht i mituri nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.
"Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit", njoftoi policia.
Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa tashmë Policia dhe grupi hetimor kanë zbritur në terren për të zbardhur ngjarjen, motivet, dinamikën, si edhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.
Një 15-vjeçar mbeti i vrarë në Shkodër në lagjen ‘Skënderbeg’. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se 15-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një person tjetër, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtat burime thonë se autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe janë larguar sëbashku nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të miturin në mes të rrugës.
15-vjeçari është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka qenë edhe personi që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se 15-vjeçari që u vra në Shkodër quhet Emiljano Gjoni. Burime për gazetarin Ergys Kavaja bëjnë me dije se i mituri është qëlluar disa herë me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku një 15-vjeçar mbeti i vrarë pasditen e sotme në Shkodër.
Policia dhe grupi hetimor kanë zbritur në terren për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është arratisur.
shteti ka pergjegjesi. te rinj me arme te ftohta si ne vitet 90
PërgjigjuNgushëllime familjes. Për sa kohë në shkollë nuk bëhet mësim, armët e ftohta shiten te dyqani ngjit me shkollën e po ashtu edhe droga shitet brenda në shkollë mbetet që popullsia e Shqipëris jashtë burgjeve të shkoje 1 milion në 2030-ën e hyrjes në Europë. Turp për të gjith ne që përfunduam në llum e krenohemi si kodosha me përralla me mbret.
PërgjigjuShkodra nga djep i kultures per fat te keq eshte kthyer ne zone problematike ! Riformatim ne universitete dhe kulture
PërgjigjuInjorant, vjell vrer nga goja,vuan nga sindroma e inderioritetit . Pse mos valle do te ndalosh levizjen e lire brenda vendit?
Ka zbrit gjith malsija ne shkoder .ishte Kur ishte djep I kultures. Se tash osht rjep I lekures.