SHKODËR- Një debat me fqinjin i kushtoi rëndë një 55-vjeçareje në njësinë Guri i Zi në Shkodër, e cila përfundoi në Spitalin e Traumës. Katrina Hila pas një konflikti në rrethana ende të panjohura, kërcënoi me levë fqinjin e saj por përfundoi nën rrotat e makinës së tij duke thyer këmbët dhe pësoi fraktura në pjesë të tjera të trupit.
Report tv mëson se personi që përplasi me makinë “Mitsubishi” fqinjen e tij është 61-vjeçari Hilë Simoni i cili tashmë është vënë në prangat e policisë.
Përplasja u raportua fillimisht si aksident, por nga hetimet rezultoi se 55-vjeçarja u aksidentua me qëllim nga fqinji, pas debatit që patën verbalisht.
Gazetari Ergys Kavaja raportoi për Report Tv, se dy fqinjët kanë pasur konflikte të mëparshme, pasi bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara.
Katrina Hila nuk ka pasur levë siç pretendon Hilë Simoni, pasi sipas policisë 50 vjeçari e ka përplasur qëllimisht fqinjën e tij, duke i thyer këmbët. Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Automjeti me të cilin ka përplasur 54 vjeçaren u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Futi fqinjën nën gomat e makinës dhe i theu këmbët, zbardhen detajet e ngjarjes në Shkodër
Një 50 vjeçar në Shkodër ka përplasur me makinë fqinjen e tij 54 vjeçaren Katrina Hila.
Sipas informacioneve për Report Tv, ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por pas hetimeve ka rezultuar se 50 vjeçari Hile Simoni është komshi me të plagosurën.
Mësohet se pas një konflikti të çastit, Hilë Simoni ka hipur në makinë dhe e ka përplasur. Konflikti mes fqinjëve ishte prej vitesh mes Hilë Simonit dhe bashkëshortes së Katrina Hilës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.
pushkatim
Përgjigju