Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë paradites së sotme në Thumanë, pasi një 25-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij.

Megjithëse në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, i riu për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetonte dhe humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.