TIRANË – Një grua është tmerruar nga fqinja e saj e pamëshirshme, e cila hodhi qenin e saj nga kati i 6-të i pallatit.

Ajo ka filmuar të gjithë momentin teksa bërtet e frikësuar dhe thotë se do të marrë policinë. Po ashtu shprehet se fqinja prej 3 ditësh e dhunon qenin duke e goditur me shkop.

“Au, ou, idiote, o idiote mos o Zot mos. Çfarë bën moj idiote. Direkt policinë do marr, policinë do marr direkt në telefon sepse të kam me video kur e gjuan me shkop. Ke tre ditë që e gjuan me shkop”, dëgjohet të thotë qytetarja.

Pamjet janë publikuar në rrjete sociale nga ‘AnimalClubAlbania’ që tregon edhe qenin e shtrirë në tokë pasi është hedhur nga pallati. Nesër në orën 17:00 animalistët do të organizojnë një Protestë simbolike në formë homazhi, pranë pallatit ku një grua keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i gjashtë qenin, i cili u dërgua në Veterineri, por ngordhi pasi kishte marrë shumë dëmtime, plagë dhe kocka të thyera.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Qeni në Tiranë ngordhi pasi një grua e hodhi nga kati i 6-të, nesër animalistët në protestë pranë pallatit ku ndodhi ngjarja

1679081911_page.jpg

Ditën e nesërme, në orën 17:00 animalistët do të organizojnë një protestë simbolike në formë homazhi pranë pallatit ku një grua keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i gjashtë një qen, i cili u dërgua në Veterineri, por ngordhi pasi kishte marrë shumë dëmtime, plagë dhe kocka të thyera.