TIRANË - Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Mësohet se Stiven Toshkesi është qëlluar me thikë pas një sherri dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se konflikti ka nisur për një vajzë.  

Njëri prej 18-vjeçarëve ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit dhe për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë. Stiven Toshkesi i kishte rrahur atë ditë me grushte e shqelma. Për këtë ngjarje, Maze dhe Hoxhaj, morën hak në orët e para të mëngjesit, u takuan me Toshkesin aty ku pasi u konfliktuan verbalisht, e qëlluan me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt dhe u plagos për vdekje nga dy të rinjtë Axel Hoxhaj, 18 vjeç dhe Ensi Maze, 18 vjeç. Ky i fundit është kapur dhe arrestuar ndërsa shoku i tij është ende në kërkim. 

I riu u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Mësohet se i riu që ndërroi jetë punonte montazhier së bashku me nënën e tij në një televizion në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, sherri me thika mes të rinjve për një vajzë

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema zbulon detaje të reja nga konflikti mes Ensi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkesi, që mbeti i vdekur nga një thikë, ndodhi për një vajzë. Njëri prej 18-vjeçarëve ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit dhe për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë. Stiven Toshkesi i kishte rrahur atë ditë me grushte e shqelma. Për këtë ngjarje, Maze dhe Hoxhaj, morën hak në orët e para të mëngjesit, u takuan me Toshkesin aty ku pasi u konfliktuan verbalisht, e qëlluan me thikë.