VIDEO/ E rëndë në Turqi, 25-vjeçari vret me kallashnikov gruan në mes të rrugës pasi gjykata i dha kujdestarinë e fëmijës të ëmës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe vjehrrin e tij.

Vrasja brutale nga 25-vjeçari Mersan Kocen u filmua nga një kamera celulari. Në video, 25-vjeçari shihet se ka ndaluar makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, ndërkohë që përleshet me babain e saj, i cili po përpiqej që t’i hiqte kallashnikovin nga duart.

Gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet në një moment duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij, ndërsa disa sekonda më pas arrin të drejtojë armën në trupin ish-vjehrrit të tij.

Vrasësi shihet duke lëvizur drejt makinës dhe duke qëlluar sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pasi gjykata i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh mamasë.

Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes. Pas ndjekjes nga policia turke, 25-vjeçari u arrestua dhe u akuzohet për dy vrasje.

Momenti i vrasjes

 

Viktima

 

 

Autori

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narko drejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narko drejtësisë