E rëndë në Turqi, turisti britanik qëllon 41 herë me kaçavidë të dashurën

E rëndë në Turqi, turisti britanik qëllon 41 herë me kaçavidë të dashurën

Një turist britanik është akuzuar se pas një debati, ka vrarë gruan e tij me një kaçavidë në dhomën e tyre të hotelit në Turqi pas një debati. 26-vjeçarja është gjetur e pajetë rreth orës 12:30. Stafi i hotelit raportoi se kishte dëgjuar “zhurma” nga një dhomë dhe e gjeti viktimën “të mbytur në një pellg me gjak”.

Mjekët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e saj. Gruaja kishte plagë në qafë dhe në të gjithë trupin dhe mjeku arriti në përfundimin se ajo ishte vrarë me një kaçavidë. Në fakt, autori e kishte goditur me kaçavidë 41 herë, raportojnë mediat e huaja.

Policia turke arrestoi menjëherë bashkëshortin 28-vjeçar të gruas, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë me gjak dhe tentoi të largohej me një taksi nga vendi i krimit.

I dyshuari pranoi aktin e tij të urryer dhe tha se e hodhi kaçavidën në tualetin e dhomës së hotelit. Sipas mediave turke, “ai u dërgua në burg nga gjykata me akuzën e vrasjes me dashje ndaj gruas së tij”.

Ai ka pohuar se viktima i ka dhënë drogë ditën e sulmit, gjë që ka degraduar në një sherr. Në një deklaratë në polici, ai tha se përdorte drogë për shkak të “problemeve psikologjike”.

Pamjet e kamerave të sigurisë gjithashtu thuhet se tregojnë të dyshuarin duke u larguar vetëm nga hoteli. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë