VLORË- Leonardo Shametaj, sapo kishte lënë punën në lokal dhe kthehej në shtëpi pas mesnate me një motor të vogël “trinity”. E vranë në rrugë, thotë mes dhimbjes gjyshi i cili pret në morg të tërheqë trupin e pajetë. Ishte vetëm 17-vjeç dhe punonte kamerier turn i dytë për të siguruar të ardhura për familjen.
“Mbrëmë në orën 12 të natës është aksidentuar djali i vajzës. Kemi 8 orë që presim te morgu se mjeku ligjor nuk vjen për të kryer veprimet. Jemi të shqetësuar se shteti po na kthen krahët. Nuk e dimë se ca shteti është ky që nuk punon për popullin. Një makinë me 200 km/h aksidentoi djalin dhe nuk kishte asnjë patrullë policie, as postobllok policie nuk i ka dalë para. Nuk e kam parë me sy. Djali im s’është kriminel. Ai hallexhi për bukën e gojës, po kthehej nga puna si kamarier. Vjen puna tjetri e vret”, thotë gjyshi.
Adoleshenti po kthehej në shtëpi me motomjetin e tij pasi kishte përfunduar punën. Rreth orës 00:15 u përplas nga makina luksoze tip “Porsche” që ecte me shpejtësi dhe i mituri ndërroi jetë në spital. Norma e lejuar në bulevardin “Ismail Qemali” është 40 km/h.
Sipas policisë, drejtuesi i makinës, Haiti Bajramaj, 32 vjeç, ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa viktima nuk kishte leje drejtimi për motorin “Trinity”, por në momentin e përplasjes po lëvizte brenda shpejtësisë së lejuar.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se goditja ka qenë tejet e fuqishme. Motori i të miturit ka mbetur nën rrotat e makinës, ndërsa njolla e gjakut mbi asfalt dëshmon përmasat e tragjedisë. Gjyshi i të ndjerit akuzon policinë se nuk ndëshkon shoferët që lëvizin me shpejtësi.
“Një makinë me 200 km/h e vrau nipin tim, dhe nuk kishte asnjë patrullë policie që ta ndalte”, thotë ai.
Ndërsa policia rrugore e Vlorës, pyetur nga Report TV bën të ditur se gjatë muajit tetor ka arrestuar 21 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, ka gjobitur 1245 të tjerë dhe ka vendosur 2400 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shifrat tregojnë përmasat e fenomenit tejet shqetësues të alkoolistëve në timon.

Foto: Leandro Shametaj
Report Tv ka publikuar foton e Leandro Shametaj, 17-vjeçari nga Vlora i cili u ndërpre rrugëtimi në mes pasi u përplas nga një ‘Porche’ në Vlorë teksa po kthehej nga puna.
Familjarët e viktimës gjithashtu kanë bërë me dije se i riu do të përcillet në banesën në fundit nesër (29 tetor).
-
trafikant droge ose femrash...30 vjet burg....
Përgjigju -
Kafsheri, se di si jetojne njerzit akoma ne shqiperi, ikni te shpetoni se aty ska as ligj as shtet.
Përgjigju -
Ky plehra duhet te hetohet jo vetem per aksidentin, por dhe per automjetin luksoz me te cilin i mori jeten ketij fatkeqi. A i justifikon te ardhurat ky vrases, babai i tij, apo ne emer te cdokujt eshte makina.
Përgjigju -
Fatkeqesi shume e madhe...Ngushellime te ndjera familjes...
Përgjigju -
1. Ne databazen e gjendjes civile te vitit 2009 nuk ekziston asnje shtetas me emrin Haiti. Ose e ka nderruar rruges, ose gazetari qe raporton po fsheh dicka ne lidhje me identitetin e shkaktarit te kesaj humbje jete. 2. Sa bukur shkelqen pjesa e pasme e makines gri, ndersa mjeti shkaktar i aksidentit nuk shkelqen fare, madje as targa fosforeshente nuk shkelqen. Tentative e te ashtuquajturit Haiti per te mos rene ne sy, apo sfumim i targes nga kushdo qe i ka referuar fotot ne redaksi?
Përgjigju-
Kjo ndodh sepse janë të gjithë vrasës. Mjer njerzit në punë të tyre.. Vend i ndyre i pa jetueshem.Ikni ikni e mos e ktheni kokën pas
-
Ca ja fut kot pa lidhje ? Ky maskara i mori jeeten nje djali te ri dhe ti direkt jo duan ta fshehin etj etj , ai plere qe e vrau eshte brenda dhe duhet te kalbett ne burg dhe kujt i plasi djali i kujjt eshte apo si quhet
-
Verejtje me vend. Respekt.
-









Komente
Komento