VLORE- DURRES - Dy të rinj humbën jetën sot pasi u rrëzuan nga katet e larta të pallateve ku ata jetonin.

Në Vlorë një 22 vjeçare u rrëzua nga kati i pestë i pallatit në lagjen '24 maji' ndërkohë pak orë më pas, në Durrës, u mësua se një tjetër 22 vjeçar, këtë herë djalë, humbi jetën pasi është hedhur nga kati i 8-të i pallatit, ku banonte.

Rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë" informoi sot policia e Vlorës 

 Në Durrës, i riu dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit në tarracën e katit të tretë në lagjen nr. 3, informoi sot policia.

Prindërit e tij kanë qenë në Kosovë kur ka ndodhur ngjarja ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur marrjjen e trupit të pajetë të të riut.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve të rënda por një nga pistat e hetimit është edhe  se dy të rinjt mund ti kenë dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
VIDEO/Ngjarje e rëndë në Durrës, 22 vjeçari bie nga kati i tetë i pallatit ku banonte! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë trupin e pajetë

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një i ri 22 vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Për pasojë i riu i identifikuar si K.T ka humbur jetën. Vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 22 vjeçarit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.