Pak javë pasi arti ishte në zi nga vdekja e poetit të njohur shqiptar, Arben Duka një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Duka.

Denis Duka, i biri i poetit të njohur, vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij. 

Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.