E rëndë/ Regjisorja shqiptare ndërron jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës së Kosovës

E rëndë/ Regjisorja shqiptare ndërron jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës së Kosovës

Regjisroja Burbuqe Berisha

KOSOVË- Regjisorja shqiptare Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkaqe natyrale në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Kosovë. Këtë lajm të trishtë e ka bërë me dije edhe Ministria, e cila ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Kush ishte Burbuqe Berisha?

51-vjeçarja Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë  si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producente në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Ndërkohë në vitin 2017 ishte kryetare e Këshillit Drejtues te TKK.

Në vitin 2020 është e nominuar nga Theatre Aëard Program 2020 në LPTW Gilder/Coigney International Theatre. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump