E rëndë/Shkëputet guri nga lartësia
humb jetën turisti në Firence

E rëndë/Shkëputet guri nga lartësia<br />humb jetën turisti në Firence<br>
Shkëputja e një guri, nga një lartësi prej 30 metrash në një bazilikë te Firences në itali, ka provokuar vdekjen e një turisti 52 vjecar me origjinë spanjolle.

Bazilika është blinduar më pas nga forcat e rendit, ndërsa në ambjentet e brendshme bashkëshortja e tij , ndodhej në gjendje shoku, duke qenë protagoniste e ngjarjes tragjike, pasi pa partnerin e saj të humbiste jetën.

Konfirmimi për vdekjen e turistit u dha nga ekipet e emergjencës që mberriten menjhërë në vendin e ngjarjes por pa mundur të shpëtonin jetën e spanjollit. Bazilika e santa croces është blinduar nga forcat e policisë dhe raportohet se do të qëndrojë e mbyllur deri të premten.

 Materiali arkitektonik I shkëputur nga tavani, saktësohet të jetë me përmasa 40 cm katrorë. Viktima ndodhej ne itali me pushime I shoqëruar nga bashkëshortja e tij e cila është asistuar nga ekipet e ndihmës pasi ishte ne gjendje shoku. Specialistët ndërkaq po kryejnë verifikimet dhe matjet e duhura për të garantuar sigurinë e godinës në fjalë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’