5 shqiptarë në Britaninë e Madhe akuzohen për vrasjen e 23-vjeçarit britanik Tomasz Waga në Cardiff. Ata janë Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla, Mario Qato dhe Hysland Aliaj.
Të akuzuarit dolën para gjykatës dhe mohuan se donin të vrisnin të riun, por se vetëm “t’i jepnin një mësim të mirë”.
Mediat britanike shkruajnë se asokohe, viktima 23-vjeçar ishte së bashku me një person tjetër, Carl Davies dhe po përpiqeshin të vidhnin kanabis me vlerë 120.000 paund në fermën e tyre të pa ligjshme ku kultivonin drogën.
4 prej të pandehurit atëherë u arratisën në Shqipëri. Vetëm Mario Qato u arrit që të arrestohej në Londër. Pasi u vendos në pranga, sipas prokurorit, Qato gënjeu fillimisht dhe tha se nuk kishte lidhje me krimin pasi s’kishte qenë në "319 Newport Road", pikërisht rruga në zonën ku nodhi krimi i rëndë . Katër të pandehurit e tjerë u arrestuan në Shqipëri dhe u ekstraduan më pas në Britaninë e Madhe.