E rrahën në një sallon bukurie dhe përfundoi në spital, reperi shqiptari: Sapo dola nga terapia intensive

E rrahën në një sallon bukurie dhe përfundoi në spital, reperi shqiptari: Sapo dola nga terapia intensive

Sin Boy

Reperi i njohur shqiptar Sin Boy ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga persona të maskuar në një sallon bukurie në Athinë, më 29 mars.

Ai kishte hyrë live në TikTok ndërkohë që po lyente flokët dhe dy persona të panjohur e sulmojnë.

Në fillim u përfol se gjithçka ishte inskenuar nga vetë reperi, por motra e tij i mohoi këto lajme duke deklaruar pas sulmit, se ai ndodhet ende në spital pasi ka marrë plagë në kokë.

“Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”.

“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha jashtë. Papritur, dëgjuam zhurma, si gjërat që bien. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra të maskuar. Ata shkuan drejt e drejt tij dhe e goditën. Ai u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai u ngrit i trullosur por vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një̈ farmaci. Ata vrapuan, dolën dhe filluan të vrapojnë”, tha ajo.

Përsa i përket atyre që besojnë se kjo situatë ishte e inskenuar, motra e tij u shpreh: Vëllai im hyn gjithmonë live TikTok. Nëse shikoni videon, do e kuptoni që s’është false. Vëllai im në atë kohë i kishte flokët të lyera. I ra boja në fytyrë. Kishte frikë se mos i lëndoheshin sytë, mos digjej. Sepse ai ka miopi dhe astigmatizëm.

Pas këtyre deklaratave Sin Boy ka publikuar një foto në Instagram duke marrë serum, ku vërteton fjalët e motrës së tij.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën