TAIWAN - Ditët e fundit të pushimeve në Hawai, gruaja shikon që aparati i saj fotografik nuk ishte më në valixhen e saj dhe diku kishte humbur.

Asaj i erdhi keq për faktin, që humbi atë dhe kartën e memorjes me të gjitha fotot e shkrepura gjatë kohës që ishte me pushime. Mirëpo historia nuk mbaron këtu, aparati i saj gjendet 10.000 kilometra në larg në brigjet e Tajvanit gjashtë vjet më vonë nga një pushues kinez.

Për çudi karta e memorjes ishte ende funksionale dhe ai shkarkoi të gjitha fotot me idenë për të gjetur më pas të zotin e tyre. Dhe ia arriti. Duke shpërndarë foton në rrjete shoqërore e raportuar autoritetet përkatës u bë i mundur lokalizimi i pronares së aparatit.

Gjithçka po ndodhte 6 vjet më vonë dhe ajo nuk e kujtonte mirë si histori, por pastaj u lumturua kur mori vesh këtë lajm. Për të marrë aparatin i cili ndodhej në Tajvan asaj iu mundësua udhëtimi falas nga një kompani fluturimesh ajrore.