E rrallë/ Lind foshnja pa hundë 

E rrallë/ Lind foshnja pa hundë 
Eli Thompson është foshnja që lindi pa hundë për shkak të një problemi të rrallë gjenetik të cilësuar si "arhinia kongjenitale". Ky mutacion prek 1 në 197 milionë foshnja.
 
Eli ka lindur në Alabama dhe menjëherë pas ardhjes në jetë ka filluar të marrë frymë normalisht përmes gojës. Më pas foshnja u dërgua në Spitalin e grave dhe fëmijëve menjëherë pasi gjendja e tij u zbulua nga mjekët.
 
"Eli ishte 5 ditësh kur mjekët kryen një ndërhyrje për ta ndihmuar me procesin e frymëmarrjes dhe që atëherë çdo gjë për të ka shkuar mirë," tha për mediat nëna e tij, McGlathery.
 
Eli nuk bën shumë zhurmë kur qan dhe nëna e tij duhet të mbajnë gjithmonë nën kontroll. Ndërkohë, nëna e fëmijës tha për mediat se ajo dhe babai i Elit, Troy Thompson, kanë vendosur të mos i bëjnë operacion plastik Elit derisa ai të rritet dhe vendosë nëse do ta ndryshojë pamjen e tij apo jo.
 
“Deri në ditën që ai dëshiron të ketë një hundë, ne nuk duam t’ia prekim, deri atëherë ai është i përkryer kështu siç është” tha McGlathery për mediat.
 
Pavarësisht mungesës së dukshme në fytyrë, nëna e tij thotë se ky fakt nuk përbën asnjë problem për foshnjën.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)