E rrallë, Foka Murgeshë
fotografohet në brigjet e Vlorës

E rrallë, Foka Murgeshë <br />fotografohet në brigjet e Vlorës
LEÇE, Itali – Një lloj i veçantë i fokës murgeshë, e klasifikuar ndër speciet drejt zhdukjes, është fotografuar në brigjet e Shqipërisë, pranë qytetit jugor të Vlorës.

Imazhet janë realizuar nga disa turistë italianë që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe një profesor i zoologjisë, Antonio Terlizi.

Sipas profesorit, foka murgeshë ka gjasa të zhduket pasi për të jetuar dhe për t’u riprodhuar ka nevojë për ambiente të posaçme e shumë të qeta, dhe kjo sipas tij, e bën shumë të rëndësishëm faktin që foka është shfaqur në brigjet shqiptare.

Ndërkaq, drejtori i Muzeut të Mjedisit në Leçe të Italisë tha se "brigjet shqiptare janë kryesisht të virgjëra ndaj dhe ofrojnë një habitat ideal për fokën murgeshë.

Specia e rrallë është fotografuar në afërsi të “Gjirit të Ariut” në jug të Vlorës.
Ky gjitar deti ka qenë mjaft i përhapur në zonat e Mesdheut, por në ditët e sotme është thuajse i zhdukur. Ai gjendet vetëm në disa zona të izoluara, ndërsa nuk ekzistojnë më shumë se 500 ekzemplarë të tillë.

foka murgeshe

Në bregun tjetër të Adriatikut, në lidhje me këtë lajm, janë shprehur edhe autoritetet italiane.

Ata urojnë që në Shqipëri të ruhet kjo fokë e cila në Itali është zhdukur, pasi brigjet e tyre nuk ofrojnë kushtet në të cilat foka murgeshë mund të mbijetojë.

Për herë të fundit në rajonin e Salento-s në Itali, foka murgeshë është parë 38 vjet më parë, saktësisht në vitin 1974.

(Gre/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë