E rrallë në Tiranë/ Hakmarrja e prindit, e përjashton të birin nga trashëgimia se nuk u kujdes kur ishte i sëmurë
Prokuroria gjyqësore, Tiranë
Një i ri i cili braktisi prindërit gjatë pandemisë u përjashtua prej tyre nga e drejta për të trashëguar një apartament me sipërfaqe 50 m 2 në rrugën “Ali Demi” dhe shkak ishte indiferenca e tij për tu kujdesur për të moshuarit.
Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj përpara se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjate dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua.I biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit në 11 tetor 2021 pra gjashtë ditë pasi i ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.
Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë. Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.
Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë. Por një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.
Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve./TCH
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
Di dhe nje rast tjeter fix kshu nuk i sherbeu nenes dhe nena ja la shpin e madhe dhe leket qe kishte mbledh nje gruaje tjeter me dy femij ,biles me vidio deshimtar dhe noter gruaja qe mori shpin qe jabanxhesh dhe e mbajti plaken per 6 vjet dhe e ka sot e ksaj dite dhe me mira esht se i zoti i shpis kur vjen nga GR ri me qera dhe shum mir ti behet se esht nje njeri me zemer te poshter katil
PërgjigjuShume mire ja beri , duhet te kuptojne se ate qe jep merr mbrapsht
Përgjigju