Doreada Mio: Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm

Doreada Mio: Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm

Mjekja duke ushqyer fëmijën

Kur ke miq mjekë nuk është çudi që kafen ta pish në ambiente spitali, ndërkohë që i pret të dalin nga salla e operacionit apo të jenë shërbim roje.

Kështu me ndodhi edhe një mbrëmje në një spital në jug të vendit. Për të vrarë kohën, herë hidhja një sy nga televizioni i hapur pa zë, ku në një program te ndjekur masivisht shfaqeshin personazhe të njohur  gjithë shkëlqim, e herë hidhja sytë nga njerëzit e pakët a pacientët që lëviznin korridoreve  e dhomave.

Ajo që tërhoqi vëmendjen time ishte një vajzë/ grua e re me uniformë personeli mjekësor që ushqente me qumësht  gjiri një foshnje të vogël fare.

Mendimi i parë që më erdhi ishte : “I është dashur të dalë në  punë dhe ja kanë sjellë bebin ta ushqejë. Si natyrë kurioze që jam, por dhe si çdo shqiptar që nuk sheh punën e vet ju afrova dhe e pyeta: Punon në spital? Sa e ke bebin?- jo thotë nuk është i imi, unë e kam djalin më të madh!

Jam mjeke anesteziste dhe ky është bebi i pacientes time qe u operua nga kolecista (tëmthi) dhe nuk i jep dot fëmijës për të pirë se është nën efektin e lëndëve të narkozës  ende dhe disa orë.

U emocionova! Në ato çaste mu duk shumë  e bukur! Ngrita sytë sërish nga televizori, ku një çift ishin shtrirë në një vaskë plot me flluska e shkumë, ndërsa përpara meje, pa kamera,  pa drita, pa klikime, në një dhome spitali po luhej spektakli më i lartë i dashurisë njerëzore.

Ju prezantoj Malvinën doktoreshën gjirokastrite që “nuk” përbën  lajm. Në botën e sotme, ku teknologjia etja për famë e mungesa e empatisë janë pjesë e përditshmërisë, duhet të kujtojmë se këto veprime të vogla  mbajnë ende zgjuar njerëzoren brenda nesh. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton