REPORTTV sjell videon ekskluzive të momentit të gjobitjes së furgonit të policisë së rendit i cili ishte i lënë në sens të kundërt dhe në një rrugë ku ndalohet parkimi.
Ky mjet u gjobit për parkim të gabuar dhe qëndrim në sens të kundërt të rrugës nga polici rrugor Edmond Hoxha.
Janë këto pamjet ku gjoba vendoset mbi xhamin e furgonit të policisë, për të cilin ReportTv mësoi se kishte ardhur pranë gjykatës së krimeve për të shoqëruar një të pandehur i cili ndodhej me masë sigurie arrest në shtëpi.
Por gjobës nuk mundi ti shpëtoj, pasi polici rrugores Edmond Hoxha vendosi ta gjobisë për këtë shkelje duke i dhënë në këtë mënyrë mësimin se para ligjit të gjithë jemi të barabartë.
[gallery]24240[/gallery]



Momenti i gjobitjes së policisë së rendit nga rrugorja sot në Tiranë
Redaksia Shqiptarja.com

VIDEO











