E rëndë/ 23-vjeçari shqiptar rrihet brutalisht me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri, ndërron jetë në spital! Iu bë pritë në parkingun e një qendre tregtare bashkë me shokun italian

E rëndë/ 23-vjeçari shqiptar rrihet brutalisht me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri, ndërron jetë në spital! Iu bë pritë në parkingun e një qendre tregtare bashkë me shokun italian

Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është rrahur brutalisht me shkopa bejsbolli nga disa të rinj. Referuar mediave italiane, viktima është 23-vjeçari i identifikuar si Atilio Drekai.

Nga sa mësohet, ai ka qenë në një tavolinë në kafene së bashku me shokun e tij italian, ku në një moment kanë marrë një telefonatë dhe më pas u zhvendosën në një parkim, jo shumë larg qendrës tregtare në Mottella. Aty i prisnin një grup të rinj të cilët i kanë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri të gjetura pranë vendit të ngjarjes.

Pas operacionit të bërë, shqiptari Atilio Drekai fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte, e ndërsa shoku i tij italian, 35-vjeçari Pier Francesco Ferrari ndodhet në spiutal në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sheri që përfundoi tragjikisht, teksa Policia Italiane po punon për zbardhjen e plotë të saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës