E rëndë në Bolonja/ Shqiptari vret italianin që do të bëhej qytetar i parë dhe kolegun e tij

 E rëndë në Bolonja/ Shqiptari vret italianin që do të bëhej qytetar i parë dhe kolegun e tij

ITALI-Një shqiptar 62-vjeçar banues në Itali, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e dy punëtorëve. Shqiptari drejtonte një kamion kur është përplasur me një kantier ndërtimi në autostradën A14, në Borgo Panigale në Bologna, duke shtypur dy persona që punonin në rrugë në atë moment.  Viktimat janë Antonio Pizzutelli, 38 vjec, dhe Salvatore Vani, 46 vjec, të dy banues në provincën e Frosinone.

Sipas Policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë kamionisti, i cili po hetohet për akuzën “Aksident me Vdekje” dhe po i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të ditur nëse ka qenë i alkoolizuar në momentin e aksidentit. Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i njohur. Sipas mediave italiane Salvatore Vani ishte njeri i njohur për Italinë, pasi pritej të shpallej "Qytetar i Parë" në bazë të votave të të rinjve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic