Banorët e komunës së Lurës, prej disa ditësh, ndodhen të izoluar për shkak të shembjes së urës nga reshjet intensive të shiut.
Shkarjet e dheut dhe shembja e urës kanë dëmtuar rrugën (rruga lidh aksin Lurë- Rrëshen dhe Lurë Tiranë) në një gjatësi rreth 70 metra. Me ndihmën e një kompanie private, Njësia Administrative Lurë prej tre ditësh ka nisur punën për rregullimin e rrugës dhe daljen e komunës nga izolimi.
Rruga parashikohet që hapet nesër, ndërkohë që punimet nga ana e firmës do të vazhdojnë për përmirësimin e rrugës për ta sjellë atë drejt normalitetit.
/Shqiptarja.com

[gallery]25030[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO