Ana Qendro 43-vjeç e shpallur në kërkim kombëtar dhe e dënuar për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga policia në Vlorë.
43-vjeçarja ka qenë e dënuar edhe më parë, për vjedhje dhe prodhim e shtije narkotikësh. Kallëzimi ndaj saj më herët është bërë nga një vajzë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasen në kërkim Ana Qendro, 43 vjeçe, banuese në Kurbin, të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. ka bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro", thotë policia.
C'fare e ka afrim qendron kjo...
PërgjigjuC tjetere gje e mire vjene na Vlora?
Përgjigju