Besimtarët katolikë në Lezhë janë mbledhur këtë të shtunë në Katedralen “Shën Nikolli” për të kryer një nga traditat më të dashura dhe më të rrënjosura të Pashkës, bekimin e ushqimeve. Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe përgatitjesh festive, qindra familje kanë sjellë në kishë shportat me ushqimet simbolike, që do të konsumohen të dielën e Pashkës.

Besimtarët shprehen se kanë sjellë për të bekuar “të mirat që Zoti ua ka dhënë”, si një mënyrë falënderimi dhe mirënjohjeje, duke shtuar se lutjet dhe urimet e kësaj dite janë për të gjithë, për paqen, shëndetin dhe shpresën në çdo familje.

E shtuna para Pashkës përfaqëson përgatitjen e zemrës për festën e shenjtë, forcimin e besimit dhe ndarjen e të mirave me të tjerët. Ajo është një ditë e heshtur reflektimi, që i paraprin mëngjesit të shpresës dhe jetës së re – të dielës së Ringjalljes.


Lajmi kryesor:

Vigjila e Pashkës Katolike, mesazhi i Dodajt: Mos prisni nga jashtë, ndryshimi nis nga ne! Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm