KURBIN- Një 60-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi mbante armë në banesën e tij. Kanë qenë fqinjët ato që kanë raportuar se 60-vjeçari kishte armë, duke përbërë një rrezik për komunitetin. Pas kontrollit në banësën e tij, policia ka arrestuar 60-vjeçarin me inicialet M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin, si dhe iu sekuestrua arma. Mbi të rëndon akuza për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".
Deklarata e policisë
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë
Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale " Armëmbajtje pa leje".
Arma e sekuestruar