E sulmoi kur ishte kandidat i Bashës, se ishte 'nën sqetullën e Edi Ramës' Berisha zgjedh Luan Hotin si kryetar të Rithemelimit në Durrës

E sulmoi kur ishte kandidat i Bashës, se ishte 'nën sqetullën e Edi Ramës' Berisha zgjedh Luan Hotin si kryetar të Rithemelimit në Durrës

Sali Berisha dhe Luan Hoti

Rithemelimi zgjodhi biznesmenin Luan Hoti si kryetar në degën e Durrësit, pikërisht kandidatin që Lulzim Basha caktoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. E në atë kohë Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj tij.

Zgjedhjet për kryetarin e Rithemelimit për degën e Durrësit u mbyllën mbrëmë dhe Luan Hoti u zgjodh me 641 vota pro ndërsa përballë kishte kandidatët Astrit Xhaferri dhe Loritan Prifti.

"Te nderuar anetare te PD dega Durres. Ne perfundim te procesit te votimit, pas numerimit te votave per secilin kadidat nga komisioni perkates, rezultati eshte si me poshte: Astrit Xhaferi 308 vota; Loritan Prifti 278 vota; Luan Hoti 641 vota. Falenderojme anetaret per pjesemarrjen. Suksese Kryetarit te PD Dega Durres, z. Luan Hoti", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Hoti ka kandiduar për Bashën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. E në atë kohë Berisha nuk i ka kursyer sulmet ndaj tij.

Në një takim në Manëz të Durrësit në shkurt 2022, lëshoi akuza të rënda ndaj biznesmenit Luan Hoti të cilin sot pas dy vitesh, e zgjedh kryetar të Rithemelimit në një nga degët kryesore, si ajo e Durrësit.

“Kandidati i Lul Bravës është absolutisht nën sqetullën e Edi Ramës. Ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda në Shëngjin. Monopol do të thotë korrupsion. Unë ju siguroj dhe ju jap fjalën e nderit se pa çuar valixhen me euro te Rama atë monopol nuk e merr dot kurrë. Ka pasur edhe kompani italiane apo izraelite që janë paraqitur në garë, i shiti shpirtin Ramës me euro nuk e di por monopoli është i ndaluar me ligj është korrupsion” deklaroi Berisha në një takim elektoral në 19 shkurt 2022 në zonën e Manzës.

Madje, Berisha e cilësia Hotin dhe si njeriun e ish deputetit Spartak Braho, teksa u shpreh se ky i fundit po i bën fushatën.

''Luan, jo vetëm që nuk meriton, por ti as në PD nuk mund të jesh monopolist. Ne jemi parti anti-monopol, jemi parti e konkurrencës së lirë, e garës së hapur. Nga dole ti kështu? Ti ke qenë kontrabandë gjithë këto vite në parti. Dhe nuk është e rastit tani, kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh? Spartak Braho, po. Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër'', pat deklaruar Berisha. 

Hoti në atë kohë u bë edhe meme për shkak të gafave të tij në fushatë elektorale.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre