Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Përkthim nga shqipja në anglisht e deklaratave të kryeministrit! Luan Hoti monopolist i Ramës! Shpirtrat e atyre që s’jetojnë nga tërmeti kërkojnë drejtësi për firmat e Sakos

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur këtë pasdite ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila pyeti kandidatët e Berishës se çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata. Berisha thekson se reagimi i Yuri Kim sot është përkthim nga shqipja në anglisht e deklaratave të Edi Ramës. Berisha tha nga Shkozeti, se Yuri Kim përfaqëson mafien e George Soros.

“Deklarata sot e gurventaores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë, Sali, është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë.”-tha Berisha.

Gjatë takimit me demokratët e Shkozetit, ku shoqërohej nga kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka, Berisha deklaroi se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, për t’i thënë ndal rrokullisjes së frikshme të Shqipërisë, nga një regjim që çdo gjë e bën për pasurimin e tij. Berisha theksoi se Edi Rama dhe ministrat e tij nuk dua t’ia dinë për interesat e qytetarëve, por të vetëm pasurohen për vete.

“Regjimi nuk përfill asnjë interes, asnjë nevojë të qytetarëve, i cili vetëm në një aferë ka fituar 430 milionë euro, kjo është afera e djegësve që sot kërkon të përvetësojë rreth 4 miliardë euro truall me 2 mijë euro metrin katror në Portin e Durrësit. Një regjim i cili po e spastron Shqipërinë nga rinia. Kudo që shkon, dëgjon sirenat e mjerimit të varfërisë, shkretimit të vendit. Kjo për faktin e vetëm se Edi Rama dhe ministrat e tij, kanë vetëm qëllim të pasurohen vetë.”-tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se Emiriana Sako, kandidatja e PS për Bashkinë Durrës, ka bërë gabim që ka nisur garën në këto zgjedhje, pasi sipas ish-kryeministrit ajo ka disa hesape morale për të larë me firmat që ka vendosur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019, që më pas u shembën nga ai i datës 26 nëntor. Ndër të tjera Berisha deklaroi se Sako ka abuzuar me taksat e qytetarëve me inceneratorët.

“Janë ato ndërtesa që kanë firmën e saj, të cilat morën jetë njerëzish. Kjo dosje është në prokurori. Prokuroria e Edi Ramës edhe mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre që s’janë më bëjnë thirrje për drejtësi dhe nuk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm nuk vendosen përpara ligjit. Shumë e shumë zonja të tjera të PS kishin të drejtë dhe mund të kërkonin votën, kurse ajo s’ka asnjë të drejtë. Zonja Sako këto dy vite që drejton bashkinë, ju jeni dëshmitarë që në televizione janë dhënë kronika, ku qytetarët denoncojnë padrejtësitë e saj. Mosdhënien e granteve e ndihmave sipas përkatësisë partiake. Ka shkelur ligjet e vendit për ndihmat e tërmetit. Së fundmi Sako del direkt e implikuar në aferën e djegësave, nga taksat tuaja ka vendosur 10 milionë në atë aferë, përveç kësaj, edhe pas shpërthimit të skandalit të inceneratorëve, dy javë më parë ka disbursuar 200 mijë euro për banditët e kësaj afere.”-tha Berisha.

Ish-kryeministri kishte një koment edhe për kandidatin e PD për Durrësin, Luan Hotin, duke i thënë se është monopolist i Edi Ramës.

“Kemi 8 vite që luftojmë monopolin, këtu na del Luani me monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin. Luan, ti nuk ke, je shumë më afër me Vilma Nushin, ndrikull Nushin se sa çdo qytetar tjetër të Durrësit, socialist apo demokrat. Monopoli është i ndaluar me ligj, monopoli është antikonkurrencë. Ka filluar një tronditje e madhe për Durrësin. E kanë kuptuar se e kanë davanë e humbur. Ju them të bëni durim. 6 marsi është fitorja e sigurt dhe fillimi i kthesës së madhe për Durrësin dhe Shqipërinë. Tronditje e madhe në katër anët.”-tha Berisha.

 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Berisha nga Shkozeti 'sulmon' Emiriana Sakon: Shpirtrat e viktimave nga tërmeti kërkojnë drejtësi për firmat e tua! S'duhet të garoje për 6 marsin

1645463539_ber.JPG

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Shkozeti këtë mbrëmje se kandidatja e PS për Durrësin, ka abuzuar me taksat e qytetarëve ndërsa theksoi se ajo ka disa hesape morale për të larë me firmat që ka hedhur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019, që më pas u shembën nga ai i datës 26 nëntor. Berisha deklaroi se dosja e cila është në prokurori mund të mbyllet, por shpirtrat e atyre që s’jetojnë më nga tërmeti, do të kërkojnë drejtësi dhe s’do të gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm nuk vendosen përpara ligjit.

 “Janë ato ndërtesa që kanë firmën e saj, të cilat morën jetë njerëzish. Kjo dosje është në prokurori. Prokuroria e Edi Ramës edhe mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre që s’janë më bëjnë thirrje për drejtësi dhe nuk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm nuk vendosen përpara ligjit. Shumë e shumë zonja të tjera të PS kishin të drejtë dhe mund të kërkonin votën, kurse ajo s’ka asnjë të drejtë. Zonja Sako këto dy vite që drejton bashkinë, ju jeni dëshmitarë që në televizione janë dhënë kronika, ku qytetarët denoncojnë padrejtësitë e saj. Mosdhënien e granteve e ndihmave sipas përkatësisë partiake. Ka shkelur ligjet e vendit për ndihmat e tërmetit. Së fundmi Sako del direkt e implikuar në aferën e djegësave, nga taksat tuaja ka vendosur 10 milionë në atë aferë, përveç kësaj, edhe pas shpërthimit të skandalit të inceneratorëve, dy javë më parë ka disbursuar 200 mijë euro për banditët e kësaj afere.”-tha Berisha.

Ora 18:00
Kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' për Durrësin: Të rinjtë, pjesë e programit të PD! Qyteti do i kthehet qytetarëve

1645462896_muka.JPG

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka, deklaroi këtë mbrëmje në një takim me demokratët e Shkozetit, se të rinjtë do jenë pjesë e programit të PD.

“Rinia do gjejë tek bizneset e Durrësit, një burim financimi, ndoshta i vogël në fillim, por do jetë tulla e parë drejt hapave që ata do të hedhin. Do t’i krijojmë kushtet të rinjve të qëndrojnë në Shqipëri. I kemi mundësitë që ata të ndërtojnë të ardhmen këtu. Dua besimin tuaj për të firmosur për ndryshimin dhe Durrësit t’i japim një faqe njerëzore, ku secili nga ne kur të paraqitet, të gjejë veten, jo korrupsionin, jo një derë të mbyllur, por një kryetar bashkie që do t’i shërbej komunitetit.”-tha Muka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës