Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani, ka habitur me komentin e tij pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri. Ndonëse Manjani ka qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të Tahirit, që kur ishte në qeveri, por edhe më pas, këtë radhë ai bërë një koment krejt ndryshe.

Sot, ish-ministri i Drejtësisë ka dalë në krah të njeriut që ka sulmuar më shumë, duke e cilësuar dinjitoz vendimin e tij për të dorëzuar mandatin e deputetit.

“Nuk më intereson fare ka apo jo konspiracion politik! Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë! Meriton respekt, qoftë dhe për kaq!”

Ylli Manjani


(Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook)