Gjykata e Lartë ka caktuar datën e 10 dhjetorit për gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili kërkon pafajësinë. Relator do të jetë Enton Dhimitri.
Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg. Të dyja palët kanë bërë rekurs në 2022.
Vendimi i Apelit të Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 3 vite e 4 muaj. Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit pa e shlyer gjithë dënimin për shkak të disa rrethanave familjare.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento