AFRIKË – Një grua bashkë me të shoqin vendosi t’I bëjë vetes një dhuratë të veçantë për 60 vjetorin e lindjes. Ajo udhëtoi drejt Afrikës së Jugut. Por, në kopshtin zoologjik të Kragga Kamma, zonja vendos të bëjë një foto “ të rrezikshme” bashkë me leopardët. Ajo ka kaluar gardhin rrethues dhe është afruar pranë të vegjëlve të leopardit, veprim i cili për pak i ka kushtuar asaj jetën. Gruaja është sulmuar nga leopardët “prindër”, duke e dëmtuar rëndë në kokë. Siguria ka ndërhyrë për ta shpëtuar, ndërsa bashkëshorti i saj është kujdesur që gjatë këtyre momenteve të bëjë të gjitha fotot e mundshme.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)










