Tuna dhe intervista e saj e parë së bashku me bashkëshortin në “Xing me Ermalin” ngjalli shumë debat në rrjet. Shumë e kritikuan për mënyrën se si ajo u soll në studio dhe e komentuan si arsyeja e përçarjes së familjes Berisha.
Mirëpo këtyre ‘gojëve të liga’ këngëtarja u ka kthyer përgjigje vetëm sot. Tuna ka publikuar një foto në Instastory ku shihet me Patrisin dhe të voglin e tyre Tianin teksa argëtohen në parkun e lojërave.
Foto e publikuar nga Tuna në Instastory
"Familja është e para,"- shkruan këngëtarja krahas fotos duke treguar mjaft mirë se të gjitha komentet negative i ka neglizhuar.